Prezantuesja e njohur dhe këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, është veshur me kostum si një zanë mali për festën e Halloweenit.
Ajo kishte zgjedhur një fustan të shkurtër ngjyre vjollcë me shkëlqim që shfaqte format e saj trupore.
Ylli televiziv kishte bërë flokët kaçurrela mbi të cilat kishte vendosur lule të vogla.
Bukuroshja e kompletoi dukjen e saj me një palë krahë me ngjyrë rozë të lehtë që e bënin të dukej si një zanë e vërtetë.