Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Modelja shqiptare dhe aktori turk bëhen prindër

Modelja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori turk Tolgahan Sayisman janë bërë prindër të një djali.

Siç shkruajnë mediat në Turqi, modelja kreu lindjen në mëngjesin e së dielës në një spital privat në Stamboll.

Mësohet se djalit ia kanë vënë emrin Efehan.

27-vjeçarja ishte martuar me aktorin e famshëm turk në shkurt të vitit 2017. Ky është fëmija i parë i çiftit.