Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Modelja Ratajkowski i jep fund martesës me producentin Bear-McClard

Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndara pas katër vjetësh martesë. Një burim i afërt me modelen Ratajkowski konfirmoi për revistën ‘People’ se çifti është ndarë.

“Ata u ndanë së fundmi. Ishte vendimi i Emilyt. Ajo po shkon mirë. Ajo është e fortë dhe e fokusuar te djali i saj. I pëlqen të jetë nënë”, tha burimi, duke shtuar se modelja ka në plan të bëjë kërkesë për shkurorëzim.

Fillimisht nisën spekulimet për një ndarje të mundshme javën e kaluar, pasi modelja u paraqit pa unazën e saj të martesës. Ajo gjithashtu nuk e ka vënë atë as në fotot e saj të fundit në Instagram.

Raportohet se kriza ka ardhur nga dyshimi për tradhti nga bashkëshorti. Një burim i tha “Page Six” se Sebastiani është një “mashtrues serial”.

Dyshja konfirmoi lidhjen në vitin 2018 pasi u pa së bashku në ditën e Shën Valentinit. Pas lidhjes për vetëm disa javë, modelja dhe producenti u martuan në një ceremoni befasuese në të njëjtin muaj.

Edhe Emily Ratajkowski po ndahet nga bashkëshorti pas dyshimeve për tradhti Showbiz Emily Ratajkowski po ndahet nga bashkëshorti pas dyshimeve për tradhti

“Ne e njihnim njëri-tjetrin për një kohë të gjatë më parë dhe atij i pëlqen të bëjë shaka ‘po të gjithë mendojnë se ne u martuam shpejt”, tha ajo.

Në mars të vitit 2021, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, djalin Sylvester Apollo. /IconStyle