Modeli Lulzim Jashari, që jeton në Francë, po qëndron në Prishtinë për pushime. Ai synon edhe aktrimin, madje ka qenë pjesë e disa projekteve.
Lulzim Jashari njihet jashtë vendit jo vetëm si model i cili ka bëre reklamë për shumë marka të ndryshme të veshjeve, por edhe si aktor i cili ka depërtuar jashtë vendit me projekte të ndryshme.
Në një prononcim për Koha.net Jashari u shpreh shumë i lumtur që ka qenë në projektin e fundit filmik në Shqipëri për krah aktorit Drilon Hoxha në filmin "Dashuria S’mjafton", po ashtu tha, “se tash jam i përfshirë në disa projekte tjera dhe së shpejti do të bëhen publike dhe do e përfaqësojë në mënyrën më të mirë në botën e filmit dhe të modelizmit Kosovën”.


Artikuj të ngjashëm