Showbiz

Mirren udhëheqëse e emisionit garues për “Harry Potterin”

Aktorja veterane, Helen Mirren, pritet të jetë udhëheqëse e emisionit garues me pesë episode “Harry Potter: Hogwarts Tournament of Houses”.

Fituesja e çmimit “Oscar” është shprehur e nderuar që do të jetë pjesë e projektit, i cili do të transmetohet si pjesë e 20-vjetorit të serisë së filmave të njohur për magjistarin e famshëm britanik.

“E dija se një ditë do të merrja një rol në Harry Potter, pra, jam shumë e kënaqur që do të marrë pjesë në festën e 20-vjetorit të filmit”, ka thënë aktorja Mirren.

Emisioni pritet të transmetohet në fund të vitit 2021 në HBO Max.

“Filmi ka frymëzuar shumë mrekulli për ne, prandaj do të jetë diçka e veçantë që të rikthejmë magjinë për fansat që vazhdojnë të jenë pjesë e saj në këtë botë”, ka thënë aktorja britanike.

“Hogwarts Tournament of Houses” do të ketë garues në disa lojëra dhe më të mirët do të marrin trofeun House Cup”. “[WarnerMedia] është duke krijuar një arenë për ligën e ‘Harry Potter’, këtu fansat do të shfaqin diturinë e tyre për botën magjike.

Askush më mirë se Helen Mirren nuk do t’i shtonte hijeshinë britanike të kësaj ngjarjeje”, ka thënë presidenti i Warner Bros, Tom Ascheim.

Filmi i parë në serinë prej tetë pjesëve “Harry Potter and the Philosopher’s Stone” u publikua në nëntorin e vitit 2001. Me pjesën e parë nisi edhe karriera e Daniel Redcliffe, 32-vjeçar, Rupert Grint, 33-vjeçar dhe Emma Watson, 31-vjeçare. Treshja luajti rolin e studentëve magjistarë: Harry, Ron dhe Herione. Pjesë e filmave ishin edhe emrat e njohur si Robbie Coltrane, i cili luajti rolin e Rubeus Hagrid dhe Maggie Smith, që luajti rolin e profesoreshës McGonagall. Filmat janë të bazuar në serinë e romaneve bestseller të J.K Rowling. Me shtatë romanet e saj me temën “Hogwart’s School of Witchcraft and Wizardry”, shiti hiç më pak se 500 milionë kopje.