Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Miranda Kerr e quan vëlla ish-bashkëshortin, Orlando Bloom

Ish-çifti bashkëshortor Miranda Kerr dhe Orlando Bloom janë shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndonëse ka kohë që janë ndarë.

Supermodelja e famshme, Kerr, ka bërë të ditur gjatë një bisede në “Moments with Candace Parker” se Orlando për të është si një vëlla, madje ajo e ka quajtur atë “një vëlla bezdisës”.

“Ai është tani për mua, si një vëlla. Në shumicën e kohës, një vëlla bezdisës”, ka deklaruar Kerr.

Ndërkohë, duke folur për të fejuarën e Bloomit, këngëtaren Katy Perry, supermodelja Kerr është shprehur se ato festojnë së bashku dhe se e do atë shumë.

“Jam shumë mirënjohëse ndaj saj pasi ajo ma largon gjithë presionin… ne bëjmë pushime se bashku. Ne festojmë gjëra të rëndësishme së bashku. E dua atë. Me shumë siguri mund të them se e dua më shumë se babain e Flynnit”, ka thënë ajo.

Kerr dhe Bloom janë martuar në vitin 2010 por janë divorcuar në vitin 2013. Ata kanë së bashku një djalë të quajtur Flynn.

Ndërkohë, në gushtin e vitit të kaluar, Bloom dhe Perry janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë, një vajze të quajtur Daisy.

Artikuj të ngjashëm