Ylli 27-vjeçar i muzikës, Miley Cyrus, e ka përfunduar punën rreth albumit të saj të ri, që vjen pas atij të vitit 2017 “Younger Now”, dhe deri sa ka treguar se këngët e reja janë të ndikuara në zhanrin e muzikës rok, ajo thotë se nuk dëshiron t’i lansojë ato në këtë kohë kur bota po përballet me pandeminë e koronavirusit, transmeton Koha.
Pasi e pranoi se ishte gati për ta realizuar një turne me qëllim të promovimit të incizimit të ri, këngëtarja për revistën “WSJ” deklaroi: “Në këtë periudhë nëpër të cilën po kalojmë, është vështirë të ndihesh rehat dhe të mendosh se është koha e duhur për të lansuar muzikë të re. Unë e kam krijuar një album të inspiruar nga muzika rok, prandaj edhe e kam ndryshuar stilin e dukjes. Ky nuk ishte një vendim i pamenduar. Në fakt qëllimi i dukjes sime është për t’u përshtatur me muzikën time të re.”
Komenti i yllit të hitit “We Can't Stop” vjen pas raportimeve se këngëtarja është duke e realizuar një album rok, me tekste të inspiruara nga shkurorëzimi i saj nga aktori, Liam Hemsworth, vitin e kaluar.
-
Miley Cyrus premton më shumë projekte muzikore gjatë vitit 2021
-
Miley Cyrus e ka vështirë të zgjedh cilat këngë t’i ndajë me publikun
-
Miley Cyrus duke punuar për albumin e 10-të, zbulon datën e publikimit
-
Miley Cyrus nënshkruan marrëveshje me labelin e ri pas largimit nga “Columbia Records”
-
Miley Cyrus tregon se ende ruan disa kujtime nga ish-partneri i saj, Liam Hemsworth