Miley Cyrus ka prezantuar tri këngë të reja në BBC Radio 1 Big Weekend show me titujt "Cattitude", "Dream" dhe "Mother's Daughter". Në këngën e parë ajo e përqesh këngëtaren e famshme Nicki Minaj.
Miley i këndoi vargjet në vijim: "Të dua Nicki, por e dëgjoj Cardi."
Shtatorin e kaluar, Nicki Minaj dhe Cardi B u përleshën në Harper's Bazaar në New York City. Miley doli në anën e Cardi B, sepse prej më herët kishte konflikte me të. Në MTV VMA show Minay e quajti atë b*shtër. Dukej se në fillim të këtij viti ato ishin pajtuar, por me sa duket nuk është kështu. Këngët e reja do të dalin këtë javë, ndërsa fansat tashmë po i lavdërojnë ato dhe mezi po presin që ato të jenë në dispozicion në platformat muzikore. Albumin ajo e regjistroi për shtëpinë e produksionit Consequence of Sound, shkruan KOHA Ditore.
Albumin e fundit të titulluar "Younger Now" ajo e lansoi në vitin 2017.