Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Michelle Williams besohet se është martuar në fshehtësi

Aktorja 39-vjeçare, Michelle Williams dhe regjisori 43-vjeçar, Thomas Kail, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, por tani çifti duket se ka vendosur ta dërgojë lidhjen në një nivel tjetër dhe besohet se janë kurorëzuar në një ceremoni private dhe në fshehtësi të plotë.

Kail dhe Williams, e cila tashmë e ka një vajzë 14-vjeçare, Matilda, me aktorin e ndjerë Heath Ledger, kanë shkaktuar spekulime rreth martesës së tyre pasi janë fotografuar në publik me unaza në dorë. Dhe tani, burime të afërta të çiftit e kanë bërë të ditur lajmin për revistën “Us Weekly”, se dyshja është martuar.

Çifti ende nuk i ka konfirmuar këto spekulime, por kjo gjë nuk është e pazakontë pasi që të dy, Williams dhe Kail, e ruajnë me shumë kujdes privatësinë e jetës së tyre, transmeton Koha.

Në dhjetorë të vitit të kaluar në media dhe portale u spekulua se çifti është fejuar, si dhe u bë i ditur lajmi se Williams ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të parë.

Aktorja dhe regjisori i njohur hollywoodian, në të kaluarën kanë punuar bashkë në mini-serinë biografike “Fosse/Verdon”, si dhe janë spikatur disa herë në publik në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ndërkohë, në të kaluarën Michelle Williams kishte folu hapur rreth kërkimit të dashurisë në jetën e saj, pas vdekjes së Ledgerit në vitin 2008. Ylli i famshëm kinematografik e ka pranuar se gjithmonë ka qëndruar optimiste, që një ditë do ta gjejë një person i cili mund ta mbushë boshllëkun në jetën e saj.