Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Messi blen hotel luksoz

Leo Messi është nisur pas hapave të Cristiano Ronaldo dhe ka blerë një hotel luksoz në qytezën Sitges, jo larg Barcelonës.

Për blerjen e këtij hoteli me 77 dhoma, argjentinasi ka paguar 30 milionë euro.

Hoteli ka pamje fantastike nga tarraca, si dhe plazhin e afërt, ndërsa çmimi për një natë kushton rreth 250 euro, transmeton Kosovapress

Futbollisti argjentinas planifikon që në krye të hotelit të hap një klub nate, pronare e së cilës pritet të jetë Eva Longoria.

Aktorja tashmë ka disa klube të natës në Spanjë dhe Messi e sheh atë si personin ideal që do të udhëheqë hapësirën në krye të hotelit.

Image

Image

Image