Artistja e njohur kosovare, Melinda Ademi, është shumë aktive me karrierën e saj muzikore, duke publikuar projekte të ndryshme e që po korrin suksese në skenën tonë.
Por, këngëtarja në fjalë është aktive edhe në rrjetet sociale duke u munduar të jetë sa më afër fansave.
Në fotografinë që e ka publikuar së fundmi, ajo ka vendosur një mbishkrim paksa provokues ku thuhet: “Kush mas shumti përmendet”.
Kujtojmë që projekti i fundit i Melindës me titull, “Melodia”, u prit shumë mirë nga publiku.