Bradley Cooper dhe Lady Gaga kanë performuar në ndarjen e çmimeve Oscar dhe e kanë magjepsur botën me performancën emotive të këngës "Shallow". Edhe pse morën shumë lëvdata, kishte edhe nga ata që menduan se Lady Gaga e teproi me sjelljen e saj ndaj Bradleyt.
Gaga dhe Cooper e fituan çmimin për këngën më të mirë origjinale, ndërsa pas marrjes së çmimit, e “vodhën” vëmendjen e publikut kur e performuan së bashku këngën "Shallow", shkruan KOHa Ditore.

Dyshja e këngoi këngën në një mënyrë të veçantë, ndërsa të pranishmit, por edhe fansat në mbarë botën e vunë re se për pak sa u puthën.
"U ndjeva shumë pakëndshëm për shkak të të dashurës së Bradleyt, o Zot," tha Mel B në emisionin "Good Morning Britain", në çfarë prezantuesi i emisionit u përgjigj se ajo që Lady Gaga dhe Bradley e kanë kur shikohen është "shikim i dashurisë".
"Zgjedh të mendoj se është vetëm pjesë e aktrimit dhe performancës, dhe jo se është e vërtetë. Sepse po të ishte, ajo do ta shkelte 'kodin femëror" ndaj Irina Shayk, dhe kjo nuk është aspak profesionale", tha Mel.
Ajo vazhdoi të debatojë për situatën në tërësi, duke shtuar se Gaga e hoqi unazën e saj të fejesës me çfarë u nda nga ish-i fejuari Christian Carina, ndërsa të gjithë të pranishmit në studion e emisionit shtuan se Bradley dhe Gaga i shkelën disa rregulla me gjeste dhe shikime.
"Gaga e hoqi unazën e saj të fejesës, ajo e anuloi fejesën... Dhe pastaj e shikon kështu Bradleyn derisa performon me të. Nuk është e vështirë ta kuptosh situatën. Të dy e tepruan në një farë mënyre", tha prezantuesi Piers Morgan.