Mel B e ka pranuar se ka pasur operim gjoksi dhe procedura të tjera estetike në një intervistë të re televizive.
Këngëtarja e tha këtë gjatë një shfaqjeje në emisionin “Piers Morgan’s Life Stories”, i cili u transmetua në Britani të shtunën mbrëma - një ditë pas kthimit të saj në skenë me Spice Girls në Dublin, Irlandë.
43-vjeçarja i tha gjithashtu udhëheqësit të emisionit se u është nënshtruar operimeve plastike për të bërë "përmirësime të ndryshme estetike" gjatë viteve.
E pyetur nëse e kishte “bërë gjoksin”, ajo u përgjigj: "Epo mund ta thuash në një mënyrë më të bukur! Zmadhim gjoksi".
Morgan e riformuloi pyetjen dhe tha, "Kërkoj falje, a e ke zmadhuar gjoksin?" Dhe Mel u përgjigj: "Po... i kam bërë disa përmirësime estetike".
Gjatë bisedës së para-regjistruar, Mel B gjithashtu i quajti shoqet e bendit Victoria Beckham dhe Geri Horner "b*shtra".
Duke folur për Posh Spice, e cila nuk kishte dashur të merrte pjesë në turneun e Spice Girls, ajo tha: "Ajo është paksa b*shtër, por unë e dua. Jam e mërzitur që nuk do të jetë atje, por ende shpresoj se do të marr pjesë".
Ajo gjithashtu zbuloi se kurrë nuk ia kishte falur Gerit, aka Ginger Spice, që e kishte lënë bendin në vitin 1998.

"Isha shumë e mërzitur dhe isha me të vërtetë e zemëruar, sepse e filluam këtë së bashku, ne të pestat, dhe nuk duhej të ndodhte nëse nuk jemi të pestat", i tha ajo Piers. "Dhe ajo u largua në Oslo në ditëlindjen time, një ditë para ditëlindjes sime, vetëm për të ma hedhur mua. Çfarë b*shtre".
Në një moment tjetër të sinqertë, Mel B zbuloi gjithashtu se ajo e kishte mbajtur tatuazhin e mënjanuar për ish-bashkëshortin e saj Stephen Belafonte në një kavanoz për ta kujtuar atë për gjërat që i kishte përjetuar gjatë martesës së tyre të trazuar.