Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mel B në lidhje me floktarin

Raportohet se Mel B është në lidhje të herëpashershme me floktarin e saj, Rory McPhee, tash dy vjet.

Ylli i Spice Girls thuhet se u njoftua me McPhee përmes kushëririt të saj, aktorit Christian Cooke dhe çifti morën pjesë në një ceremoni martesore së bashku muajin e kaluar.

"Mel dhe Rory kanë qenë miq për vite", thotë një burim për The Sun. "Romanca u ndez mes tyre dy vjet më parë, por ata e “ngritën nivelin” duke e bërë atë romancë publike. Në martesë ata dukeshin shumë të lumtur së bashku.

"Mel nuk po kërkon lidhje serioze dhe Rori është shumë i përshtatshëm, kështu që ata po i mbajnë gjërat shumë spontane dhe “chill” tani për tani", vazhdon burimi. "Sa u përket të dyve, ata janë të lumtur dhe kjo është gjithçka që ka rëndësi. Mel nuk mund të ndalojë së qeshuri kur është afër tij."

Mel B, e cila u nda nga ish-bashkëshorti Stephen Belafonte në vitin 2017, u pyet për statusin e saj muajin e kaluar dhe ajo i tha prezantuesit britanik televiziv Jonathan Ross se ajo ishte beqare, shkruan KOHA Ditore.

"Mel nuk donte të fliste për lidhjet në televizor, dhe Rory e pranoi atë," shton burimi. Ai e di se fokusi kryesor i saj janë fëmijët e saj. Ai nuk përpiqet t’i bëjë presion për asgjë, kështu që ajo mund të qetësohet. Ajo e ka takuar familjen e tij dhe ata mendojnë se ajo është e mrekullueshme".

Artikuj të ngjashëm