Princi Harry do të jetë i pranishëm në varrimin e gjyshit të tij, Princit Philip ndonëse bashkëshortja e tij Meghan nuk do të marrë pjesë.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Pallati Buckinghamit.
Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrim pasi është këshilluar nga mjeku i saj që të mos bëjë ndonjë udhëtim për shkak të shtatzënisë me fëmijën e dytë.
Siç bëhet e ditur, dukesha e Susexxit do të sjellë në jetë një vajzë në fund të kësaj pranvere. Çifti Harry-Markle kanë edhe një djalë së bashku.
Princi Philip ka vdekur në moshën 99-vjeçare, të premten që shkoi. Varrimi i tij do të bëhet të shtunën e ardhshme me praninë e vetëm familjarët e ngushtë për shkak të masave anti-COVID.
Artikuj të ngjashëm
-
Varroset sot Princi Philip i cili vdiq një javë më parë
-
Princi Harry mbërrin në Britani të Madhe për varrimin e gjyshit të tij
-
Meghan Markle nuk do ta shoqërojë Princin Harry në vizitën e tij në Pallatin Mbretëror
-
Princi Harry nuk ftohet në ditëlindjen e mbretit
-
Babai i Meghan Marklet për mospjesëmarrjen e saj në kurorëzimin e Mbretit Charles: Ishte për të mirën e të gjithëve