Showbiz

Megan Fox dhe Brian Austin Green divorcohen pas shumë ndarjesh e bashkimesh

Megan Fox dhe Brian Austin Green e kanë përfunduar procesin e tyre të divorcit.

Gjyqtarët e kanë nënshkruar të martën dokumentin e divorcit midis aktores e cila së fundmi është fejuar me këngëtarin Machine Gun Kelly, dhe aktorit të famshëm të Beverly Hills, Brian Austin Green, raporton TMZ.

Fox 35 vjeç dhe Green 48 vjeç janë takuar në vitin 2004. Ata janë fejuar në nëntor të vitit 2006, mirëpo në shkurt të vitit 2009 i dhanë fund fejesës. Pas shumë pak kohësh ata u kthyen sërish bashkë, dhe në qershor të vitit 2010 janë martuar në Hawaii.

Pesë vjet pas martesës, çifti pati sërish një ftohje dhe kësaj radhe Fox kërkoi divorcin. Mirëpo atë kohë, ata kuptuan se po prisnin një fëmijë tjetër, kështu që u pajtuan sërish po atë vit.

Fox dhe Green kanë tre fëmijë së bashku: djemtë, Journey River 5 vjeç, Bodhi Ransom 7 vjeç dhe Noah Shannon 9 vjeç.

Sërish në maj të vitit 2020, Green e konfirmoi se po ndaheshin, derisa Fox ishte kapur nga paparacët duke kaluar kohë me reperin Machine Gun Kelly, 31 vjeç.

Aktorja e filmit të famshëm “Transformers” më pas kishte aplikuar edhe zyrtarisht për divorc ndërkohë që tri ditë më vonë, ajo bëri daljen e parë publike me Kellyn, në tapetin e kuq të American Music Awards 2020. Fox dhe Machine Gun Kelly janë fejuar më pas në qershor të vitit 2021.