Kënga e Dua Lipës "New Rules" është bërë shtytje e madhe për të vendosur rregulla të reja edhe në vendin e punës.
Një ekip i aktorëve të talentuar të njohur me emrin, "Wellington Law Revue", kanë kaluar muaj të tërë duke e xhiruar një video me këngën "New Rules", përmes së cilës i janë referuar sulmeve seksuale në vendin e punës, transmeton emisioni Express në KTV.
Pjesëmarrës në këtë video ishin dy gjinitë, femra dhe meshkuj, të cilët për qëllim kishin të tregojnë se institucionet ligjore janë vonuar shumë në vendosjen e disa rregullave të reja në vendin e punës.
Ndërkaq, reagimet e njerëzve në rrjetet sociale rreth kësaj videoje kanë qenë mjaft pozitive, të përcjella me komente nga më të ndryshmet.
"Wellington Law Revue" janë një grup i studentëve që janë aktorë të talentuar. Deri më tani çdo projekt i grupit që në fokus duket ti ketë kryesisht çështjet shoqërore, është mirëpritur nga publiku i gjerë.