Ajo u bë e njohur me hitin “New Rules”, që i solli miliona klikime në gjithë botën.
Dua Lipa tani ka mbuluar ballinën e “Teen Vogue” në numrin e muajit prill.
22-vjeçarja ka thënë se nuk heziton t’i këndojë këngët e saja, edhe pse shpeshherë ka thënë se janë keqkuptuar nga dëgjuesit.

“Shumë burra më thonë se ‘ti i urren meshkujt, apo jo?’”, ka deklaruar Lipa, duke shtuar se kjo është komplet keqinterpretim. “Disa këngë janë të pafiltruara, por unë nuk hezitoj t’i këndoj”.
Ajo po ashtu ka thënë se gjithmonë dëshiron që këngën e ardhshme ta sjellë më të mirë se të kaluarën.
Hiti më i madh i Lipës, “New Rules” ka arritur më shumë se 1.1 miliardë klikime në YouTube dhe ka marrë disa çmime ndërkombëtare.