Dua Lipa ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me këngën e saj të fundit “New Rules”, e cila është pëlqyer mjaft shumë.
“New Rules” është klikuar më shumë se 80 milionë herë në YouTube, dhe një gjë e tillë e ka gëzuar këngëtaren shqiptare, transmeton Koha.net.
Përmes rrjeteve sociale ajo ka falënderuar fansat e saj.
“80 milionë klikime në videon e New Rules. Ju dua, faleminderit”, ka shkruar ajo.
“New Rules” ishte publikuar me videoklip më 7 korrik.
Artikuj të ngjashëm