“Locke & Key” në Netflix është adaptimi i shumëpritur televiziv i serisë bestseller të stripave të Joe Hill dhe Gabriel Rodriguez, të cilin e kanë bërë për IDW Comics. Stripi për herë të parë doli në vitin 2008, ndërsa Fox kishte planifikuar që ta bënte serialin sipas stripit, por kjo dështoi.
Pothuajse një dekadë më vonë, Hulu vendosi të provonte me të njëjtin projekt, por as kjo nuk funksionoi. Më në fund, Netflix ishte në gjendje ta bënte serinë dhe tani më në fund e kemi mundësinë ta shohim fragmentin e parë.
Përmbledhja zyrtare e tregimit zbulon: Derisa babai i tyre vritet nën rrethana misterioze, tre fëmijët e Locke dhe nëna e tyre shpërngulen në shtëpinë e familjes Keyhouse, në të cilën i zbulojnë një seri çelësash magjikë që mund të lidhen me vdekjen e babait të tyre, shkruan KOHA Ditore. Derisa fëmijët Locke i eksplorojnë çelësat e ndryshëm dhe fuqitë e tyre unike, zgjohet demoni misterioz - dhe nuk do të ndalet derisa t’ua vjedhë çelësat.
Nga krijuesit e serisë Carlton Cuse dhe Meredith Averill mbërrin misteri për rritjen, dashurinë, humbjen dhe lidhjet e pandashme të cilat i përcakton familja.
Në rolet kryesore paraqiten Darby Stanchfield si Nina Locke, Jackson Robert Scott si Bode Locke, Connor Jessup në rolin e Tyler Locke, Emilia Jones si Kinsey Locke, Bill Heck si Rendell Locke, dhe Laysla De Oliveira, Sherris Saum, Thomas Mitchell Barnet, Griffin Gluck dhe Coby Bird.
Seriali “Locke & Key” në Netflix mbërrin më 7 shkurt të këtij viti.