130 artistë italianë kanë organizuar një grevë të heshtur në vend të performancës së planifikuar që do të shkonte direkt, për të rritur vetëdijen në vend për vështirësitë e industrisë së muzikës gjatë pandemisë.
Shikuesit u kyçën për ta parë performancën direkt nga grupe të ndryshme, përfshirë edhe Lacuna Coil. Megjithatë, pas pamjeve të grupeve muzikore që bënin gati instrumentet e tyre dhe bënin makijazhin, ata qëndruan komplet të heshtur në skenë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po prisnit të shihnit një shfaqje direkt ndërkohë që ne qëndruam në heshtje. Nuk është shaka. Kjo është situata në klubet e natës në Itali. Vendet ku me shumë prej jush u takuam”, ka thënë në një deklaratë Lacuna Coil, shkruan NME.
Protesta, e organizuar nën emrin “L’Ultimo Concerto” ishte shfaqur të shtunën, një vit që nga mbyllja e vendeve argëtuese për shkak të pandemisë me COVID-19.