Taika Waititi do ta shkruajë dhe bëjë regjinë e pilot episodit për serinë potenciale, e cila bëhet me bashkëproduksion të Anonmyous Content, Paramount Television dhe Media Rights Capital me Apple. Ai gjithashtu do të jetë producent ekzekutiv së bashku me Terry Gilliam dhe producentin Dan Halstedom.
“Time Bandits” bën fjalë për aventurat e adhuruesit 11-vjeçar të historisë, Kevin, i cili niset në udhëtim nëpër kohë me ndihmën e gjashtë xhuxhëve të cilët një natë dalin nga dollapi i tij. Ata janë ish-punonjës të Qenies Supreme të cilët e vjedhin hartën e cila i tregon të gjitha vrimat në strukturën hapësinore-kohore dhe e përdorin atë që të hidhen nga një epokë historike në tjetrën për të vjedhur thesar. Gjatë filmit ata njohin personazhe të ndryshme historike dhe imagjinare, përfshirë Napoleon Bonapartën dhe Robin Hoodin, shkruan KOHA Ditore.

Gilliam e bëri regjinë e filmit të vitit 1981, në të cilin morën pjesë edhe anëtarët e Monty Python, John Cleese dhe Michael Palin. Në rolet e tjera ishin: Sean Connery, Shelley Duvall, Ralph Richardson, Katherine Helmond, Ian Holm, Peter Vaughn dhe David Warner.
Waititi, i njohur për filmat e tij, “Thor: Ragnarok” dhe “What We Do in the Shadows”, gjithashtu e bën regjinë e episodit për serinë e ardhshme televizive të Disney+, “The Mandalorian”. Filmi i tij i ardhshëm, “Jojo Rabbit, mbërrin në kinema këtë vjeshtë.
-
Bad Bunny pjesë e filmit “Toy Story 5”
-
Komediani i njohur do ta shkruajë skenarin e filmit të ri të serisë “The Lord of The Rings”
-
Beteja mes kukullave e teknologjisë në filmin e animuar “Toy Story 5”
-
“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom
-
Keanu Reeves pritet t’i bashkohet filmit “Lego”