Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Taika Waititi tregon se pranoi ta bënte një punë që nuk kishte interes ngaqë ishte i varfër

Taika Waititi ka pranuar se edhe pse seritë “Marvel Cinematic Universe” janë shumë të famshme, ai fillimisht nuk kishte interes të bënte ndonjë nga ata filma.

Madje, producenti ka thënë se varfëria e shtyu të përfshihej me kompaninë televizive Marvel në filmin “Thor: Ragnarok”, shkroi CNN.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nuk ishte pjesë e planit tim të karrierës si autor, por isha i varfër dhe sapo u bëra me fëmijën e dytë. Dhe mendova, e di çfarë? Kjo do të jetë mundësi shumë e mirë për t’i ushqyer fëmijët”, ka thënë ai.

Me shaka Waititi shtoi se në atë kohë ndjente se fansat e filmave Marvel e urrenin faktin që ai u përcaktua për filmin. Para tyre, Waititi ishte i njohur për shkrimin dhe drejtimin e “What We Do in the Shadows” dhe “Hunt for the Wilderpeople”.