Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mbërrin "Hotel Transilvania 4"

Fituesit e sapokurorëzuar të “Oscarit”, Sony Pictures Animation, të cilët të dielën e ndërprenë dominimin “Disney/Pixar” në kategorinë e filmit më të mirë të animuar dhe e fituan statujën për filmin “Spider-Man: Into the Spider Verse”, e paralajmëruan pjesën e katërt në serinë “Hotel Transylvania”, me regji dhe skenar të Genndy Tartakovsky.

Ky hap nuk është për t'u habitur, duke pasur parasysh se filmat tani i tejkaluan 1.3 miliardë dollarë në fitime, shkruan KOHA Ditore.

Image

Historitë familjare për përbindëshat klasik të filmit, të udhëhequr nga Adam Sandler, në vazhdimin e ri do të kthehen më 21 dhjetor 2021, ndërsa ende nuk dihet se çfarë tregimi na pret kësaj radhe.

Filmi i vitit të kaluar “Hotel Transilvania 3: Summer Vacation” tani për tani është filmi më i suksesshëm në seri me të ardhura prej 528 milionë dollarësh në mbarë botën. Së bashku me Sandler zërat e tyre për film i huazuan Selena Gomez, Kathryn Hahn, Andy Samberg, Kevin James dhe Fran Drescher.

“Hotel Transylvania” na sjell Sandlerin në rolin e versionit të Drakulës së palumtur, i cili e drejton një hotel elitë për përbindësha, ku përfshihen edhe miqtë e tij Frankenstein (James) dhe nusja e tij (Drescher), njeriu ujk (Steve Buscemi), njeriu i padukshëm (David Spade) dhe gungaçi (Jon Lovitz).

Artikuj të ngjashëm