Në mesin e korrikut, filmi “Hustlers” e pati fragmentin i cili duhej t’i mahniste shikuesit, sepse më vete i kishte të gjitha: ngjarjen, një ekip të aktorëve të njohur dhe muzikën e shkëlqyer. Megjithatë, traileri nuk pati jehonë të madhe, kështu që tani mbërrin traileri i ri dhe atë 8 ditë para premierës së filmit në kinema.
Traileri i ri do t'jua tregojë thelbin e filmit: tri valltaret ekzotike, të cilat janë të detyruara të gjinden disi që të mund të mbijetojnë, shkruan KOHA Ditore. Cardi B është ylli kryesor i këtij filmi, në të cilin e luan valltaren Diamond, e cila me koleget e saj e planifikon hakmarrjen ndaj klientëve të saj në “Wall Street”, ndërsa plani është të nxjerrin sa më shumë para.
Koleget e saj janë gjithashtu emra të njohur në botën e showbizit: Constance Wu, Jennifer Lopez, Julia Stiles, Keke Palmer, Lili Reinhart dhe Lizzo.
Filmi është frymëzuar nga artikulli “The Hustlers at Scores”, në revistën “New York Magazine”, i shkruar nga Jessica Pressler në vitin 2015, i cili është një përmbledhje e një ngjarjeje të vërtetë. Lorene Scafaria i ka bërë regjinë dhe skenarin.

Hustlers gjithashtu do të shfaqet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto më 7 shtator, ndërsa në kinema vjen më 12 shtator.
-
Publikohen fragmentet e para të filmit për stripere me Jennifer Lopez dhe Cardi B
-
Cardi B i bashkohet J.Lo për filmin me striptizeta “Hustlers”
-
Filmi "Hustlers" me JLo në rolin kryesor pushton audiencën, parashikohet edhe “Oscari”
-
Balerinat luftojnë për jetën e tyre në filmin “Pretty Lethal”
-
“Caught Stealing” bën bashkë në ekran yjet, Butler dhe Kravitz