Cardi B po kthehet në rrënjët e saj të striptistes për t'u bashkuar me Jennifer Lopez në filmin e ri rreth një grupi të ish-valltareve erotike të cilat i mashtrojnë klientët e tyre të pasur nga Wall Street.
Ylli i “Crazy Rich Asians”, Constance Wu, Lili Reinhart nga Riverdale, Julia Stiles dhe Keke Palmer janë gjithashtu në bisedime për t’u paraqitur në Hustlers, film ky i cili do të shërbejë si debutimi filmik i Cardi B.
Filmi i skenaristes dhe regjisores Lorene Scafaria është frymëzuar nga një artikull i revistës New York Magazine nga viti 2016 ndërsa xhirimi do të fillojë në New York këtë fundjavë, shkruan KOHA Ditore.
STXfilms do ta bëjë produksionin së bashku me Lopez, Elaine Goldsmith-Thomas dhe Benny Medina, si dhe Adam McKay dhe Will Ferrell.
"Nuk do të kishim mundur të gjenim formacion më ngazëllyes apo të talentuar të interpretuesve që do t’i bashkoheshin kastës tonë", tha Adam Fogelson, kryesues i STXfilms. "STX është i ngazëllyer që po ribashkohet me Jennifer, Elaine dhe Benny për ta sjellë këtë histori të papritur, zbavitëse dhe shpesh shokuese në ekranin e madh për publikun në mbarë botën".
"Jam i emocionuar që e kam mundësinë të punoj me këtë grup dinamik të femrave", tha regjisorja Scafaria për Deadline. "Jemi mirënjohës që e kemi mbledhur një ekip aq të fuqishëm dhe mezi po presim të fillojmë me xhirimet në fund të javës".
J.Lo, e cila ka bashkëpunuar me Cardi B në këngën “Dinero” vitin e kaluar, ka ushtruar për rolin e ri duke e përsosur vallëzimin e saj rreth tubit në shtëpi.
Edhe
Mbërrin fragmenti i ri për "Hustlers"
Ajo mori mësime stripereje nga një akrobate e Cirque du Soleil për t’u përgatitur për filmin e saj të ri.
"E kam një vajzë që vjen dhe më mëson... Është një vajzë nga Cirque du Soleil", tha kohët e fundit Jennifer në emisionin e Jimmy Kimmel. "Është shumë e vështirë. Ajo është fantastike dhe ajo punon me mua dhe kam mavijosje kudo... Kam shumë respekt për njerëzit që vallëzojnë në tub. Është si akrobaci. Janë grupe të ndryshme të muskujve dhe gjërat që i bëjnë me këmbët e tyre, me kokë poshtë, shpesh më habisin? Nuk mundem... prit. A mund ta bëjmë atë pjesë përsëri?'".
Lopez gjithashtu iu nënshtrua një diete strikte 10-ditore pa sheqer, pa karbohidrate për t'u përgatitur për rolin.
-
Publikohen fragmentet e para të filmit për stripere me Jennifer Lopez dhe Cardi B
-
Shtyhen xhirimet e filmit të Cardi B për shkak të orarit të saj të “stërzgjatur”
-
Jennifer Lopez “nuk është paguar” për rolin në “Hustlers”
-
Filmi "Hustlers" me JLo në rolin kryesor pushton audiencën, parashikohet edhe “Oscari”