Jennifer Lopez e luajti rolin e striperes Ramona në filmin Hustlers dhe atë "falas".
Këngëtarja/aktorja luan në film si interpretuesja "e egër", dhe gjithashtu e bëri produksionin e filmit, i cili ishte një hit i madh gjatë verës (2019), së bashku me koleget Cardi B, Lizzo, Constance Wu, dhe Lili Reinhart.
Me gjithë suksesin e filmit, këngëtarja e Waiting For Tonight pretendon se ajo megjithatë nuk është paguar për përfshirjen e saj, shkruan KOHA Ditore.
“Unë i bëj gjërat sepse i dua. Nuk jam paguar shumë për Hustlers", tha ajo për revistën GQ, pasi që u kurorëzua si Icon of the Year për numrin jubilar të Men of the Year. “E bëra falas dhe e bëra produksionin. Unë e mbështes veten time. Unë jam Jenny From the Block. E bëj atë që e dua”.
Jennifer shtoi se aranzhimi në fjalë e ndihmoi atë të ndërlidhej me mentalitetin e pavarur të personazhit, duke shtuar: "Pavarësisht nëse ajo bënte gjëra të mira ose gjëra të këqija, ajo ishte shumë e qartë për atë që e dëshironte dhe cilat ishin qëllimet e saj. Dhe se ajo mund ta bënte atë vetë."
-
Jennifer Lopez e penduar për refuzimin e rolit të Diane Lane në “Unfaithful”
-
Jennifer Lopez e lakmon një jetë më të thjeshtë dhe organike
-
Inspirimi i Jennifer Lopezit për filmin “Hustlers” ngre padi për ngjashmërinë në film
-
Filmi "Hustlers" me JLo në rolin kryesor pushton audiencën, parashikohet edhe “Oscari”
-
Publikohen fragmentet e para të filmit për stripere me Jennifer Lopez dhe Cardi B