Ylli 50 vjeç i filmit dhe muzikës, e ka zbuluar në një intervistë së fundi për revistën “Vanity Fair”, se pavarësisht arritjeve në muzikë, vallëzim dhe film, përgjatë karrierës së saj 30-vjeçare, i ka mbetur një gjë e parealizuar nga lista e saj e dëshirave.
Ylli i filmit “Hustlers” tha se do të dëshironte të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shpërngulet në Itali ose Bali, ku mund të jetojë në qetësi dhe t’i shijojë gjërat e thjeshta, raporton Koha.net.
“Do të doja ta gjeja një jetë tjetër, ku gjërat janë më të thjeshta dhe organike, ku mund të bëj shëtitje me motoçikletë, të dal të blej bukë dhe të kthehem në shtëpi e qetë për ta shijuar jetën. Dua të kem mundësi dhe kohë për të pikturuar, për të qëndruar e ulur përballë një pamjeje të bukur natyrore. Këto janë fantazitë e mia”, tha ajo.
Ndër të tjera, në këtë intervistë, Jennifer e cila është lënë jashtë garës për “Oscar” sivjet, për rolin e saj në filmin e suksesshëm në arkat filmike “Hustlers”, zbuloi se pavarësisht se në mbarë botën njihet për muzikën dhe lëvizjet energjike të vallëzimit, pasioni i saj i vërtetë është aktrimi.
Superylli botëror, po ashtu, e ndau entuziazmin për performancën e saj në finalen e Kampionatit të Futbollit Amerikan “Super Bowl” muajin e ardhshëm, ku ajo do të performojë krahas yllit tjetër latin, Shakira.
Edhe
Pas shfaqjes së befasishme në “Coachella”, Jennifer Lopez po hyn në një fazë të re të jetës
“Ky është një moment i përkryer në jetën time, por gjithashtu është lajm i mirë për të gjitha femrat latine. Të dalësh për të performuar në skenën e një prej ngjarjeve më të mëdha në Amerikë, sidomos pas gjithë zhvillimeve të fundit në vendin tonë”, tha ajo.
{gallery}