Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jennifer Lopez e penduar për refuzimin e rolit të Diane Lane në “Unfaithful”

Jennifer Lopez është penduar që e kishte refuzuar rolin e kandiduar për Oscar të Diane Lane në filmin Unfaithful, pavarësisht se e konsideron Lane si "të përkryer" për rolin.

Ylli i “Hustlers” foli për karrierën e saj gjatë një interviste me “Vanity Fair” dhe zbuloi se asaj iu ofrua roli kryesor në dramën e cila përqendrohet tek një grua e martuar që kishte aferë.

"Po," tha ajo kur u pyet nëse e kishte refuzuar ndonjëherë ndonjë rol dhe më pas ishte penduar. "Ishte një film i titulluar ‘Unfaithful’. Ai m’u ofrua dhe skenari, për mua, nuk më bëri shumë përshtypje. Duhej ta kisha ditur se (regjisori) Adrian Lyne do ta bënte të përkryer, por nuk e dija."

Pavarësisht se do të dëshironte që të mund të ishte pjesë e filmit, superylli këmbëngul se Lane ishte zgjedhja e duhur për projektin e vitit 2002, shkruan KOHA Ditore.

"Diane Lane ishte aq perfekte për të, dhe padyshim ishte menduar të jetë ajo, por kur mendoj për këtë, dua që tekstualisht ta qëlloj veten pistoletë në gishtin e madh të këmbës. Vërtet”, shton Lopez.