Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Mbappe në lidhje me modelen e famshme transgjinore

Sipas mediave të shumta ndërkombëtare, sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe prej disa muajsh është në lidhje me modelen Ines Rau, me të cilën paparacët e kanë kapur edhe në një jaht. Rau ishte modelja e parë transgjinore që u shfaq në kopertinën e Playboy më 2017, shkruan DailyMail.

Ata u panë fillimisht në muajin maj në Festivalin e Filmit në Cannes dhe më pas paparacët e kapën futbollistin duke u argëtuar me Ines në një jaht, ku e mbajti në krahë teksa buzëqeshnin.

Pavarësisht fotove zbuluese, të dy nuk kanë komentuar ende për thashethemet.

Ines Rau ka lindur në Paris në vitin 1990 nga prindër algjerianë dhe njihet në mbarë botën si modelja e parë transgjinore që u shfaq në kopertinën e Playboy më 2017.

Në moshën 16-vjeçare, Ines iu nënshtrua një operacioni për ndryshimin e gjinisë, por vetëm në moshën 24-vjeçare gjeti guximin për të treguar publikisht historinë e saj. Përveç kësaj, libri i saj autobiografik me titull “Gruaja” u botua në vitin 2018.

Edhe Përshëndetje e ngrohtë e Macronit dhe Mbappes Botërori 2026 Përshëndetje e ngrohtë e Macronit dhe Mbappes

Me këto fjalë ajo e përshkroi shndërrimin e saj nga burrë në grua: "Ndjej që shpirti më në fund është i lirë, sikur të jetë hapur dryni që më ka mbajtur të mbyllur për kaq shumë kohë. Kësaj radhe jam tërësisht grua".

Image
Kylian Mbappe prej disa muajsh është në lidhje me modelen Ines Rau