Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Mbyllet hetimi ndaj Mbappes për përdhunim

Kylian Mbappe

Ylli francez i futbollit, Kylian Mbappe, vazhdimisht kishte mohuar akuzat për përdhunim që ishin bërë ndaj tij.

Dhe hetimi ndaj tij për këtë akuzë është mbyllur të enjten, kanë raportuar mediat suedeze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

25-vjeçari, fitues i Kupës së Botës në vitin 2018, asnjëherë nuk ishte marrë në pyetje nga autoritetet suedeze.

Hetuesja Marina Chirakova ka thënë në një komunikatë për shtyp se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për ta vazhduar hetimin, për përdhunimin e pretenduar në një hotel në Stokholm të Suedisë, në muajin tetor.

“Ka gjëra që të vijnë në jetë dhe nuk i parashikon. Nuk ka pasur ndikim në mua, sepse nuk e kam konsideruar asnjëherë veten të përfshirë në një rast të tillë”, ka thënë Mbappe.