Showbiz

Mbahet mend si Kelly, kurse tani duket kështu Christina Applegate

Christina Applegate është tani 47 vjeç dhe aktualisht mund ta shohim në serinë e Netflix “Dead To Me”. Ajo gjatë viteve '90 u bë e famshme me rolin e Kelly Bundy në serinë e popullarizuar humoristike televizive, "Married with Children", por jeta nuk ka qenë aq e këndshme për të gjatë viteve të fundit.

Kelly tërheqëse, por mjaft e marrë, i bëri të qeshnin spektatorët në mbarë botën ndërsa ky rol Applegate ia ndryshoi jetën. Si gjithmonë kur bëhet fjalë për një rol aq të rëndësishëm për aktorët, është e vështirë të dilet nga ky rol më vonë dhe të tregohet në një dritë tjetër.

Aktorja në serinë e re ua kujtoi shikuesve aftësitë e saj dhe fitoi shumë kritika pozitive, ashtu si edhe vetë seria, por rikthimi i ngadalshëm në shtigjet e famës së vjetër nuk ishte aq i thjeshtë.

Në vitin 2008 ajo përjetoi shok. Mjekët ia diagnostikuan kancerin në gji, ndërsa ajo vendosi t’i nënshtrohet mastektomisë së dyfishtë.

Image

“Nuk kam gjinj dhe nuk kam më nevojë të shkoj në mamografi, por për pjesën tjetër të jetës duhet të shkoj tek onkologu”, - tha në një rast Christina, e cila pas kësaj iu kthye ushqimit organik më të shëndetshëm, shkruan KOHA Ditore.

Në ato vite të vështira, Applegate e zbukuroi kopertinën e revistës “People” dhe u rendit në mesin e më të bukurve në botë, ndërsa tre vite pas diagnozës asaj i lindi vajza Sadie (8) me muzikantin Martyn LeNoble (50).