Aktori i serialit hit “Friends”, Matt LeBlanc është ndarë nga e dashura e tij 36-vjeçare, Aurora Mulligan, pas gjashtë vjetësh lidhje. Burime të afërta të çiftit kanë bërë të ditur se ata kanë vendosur t’i japin fund romancës në mënyrë shoqërore.
Aktori i famshëm dhe producentja televizive ishin takuar në vitin 2016, pasi LeBlanc filloi ta prezantojë emisionin britanik, “Top Gear”, dhe nga ky bashkëpunim kishte lindur edhe dashuria mes tyre e cila zgjati për plot gjashtë vjet.
Ylli 54-vjeçar i hollywoodit u largua nga ky shou në vitin 2019 dhe u zhvendos sërish në Los Angeles, andaj besohet se angazhimet e shumë me punë kanë bërë që lidhjes së tyre t’i vijë fundi.
“Matt dhe Aurora janë ndarë. Lidhjes mes tyre ka përfunduar. Është për të të ardhur keq dhe Matt në veçanti po e përjeton rëndë këtë ndarje, gjë që është e natyrshme. Ai dhe Aurora u dashuruan në programin ‘Top Gear’ dhe pavarësisht faktit se kishin dallim të madh në moshë, ata përshtateshin shumë me njëri-tjetrin. Por, kur aktori e bëri të ditur lajmin se po largohej nga Britania e Madhe dhe u angazhua në një punë të re, gjërat u bënë shumë të komplikuara dhe të vështira për ta. Ai u zhvendos në Los Angeles dhe udhëtonte vazhdimisht, derisa Aurora vazhdon të punojë në Londër”, ka deklaruar një burim i afërt i çiftit për mediat online.
Matt LeBlanc më së miri njihet për portretizimin e Joey Tribbianit në serialin ikonik, “Friends”, por në një intervistë të kaluar ai pati deklaruar se nuk do të donte ta përsëris këtë rol pasi mendon se tashmë është shumë i moshuar për ta personifikuar një personazh të tillë. Aktori deklaroi që e kupton pse adhuruesit e shout, i cili u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, janë të dëshpëruar për rikthimin e tij në transmetim, por mendon që humori i personazheve të serialit i takonte një periudhe të caktuar të jetës së tyre, dhe tani që të gjithë aktorët janë në moshë më të shtyrë nuk ka do të ishte njësoj për ta.