Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Martohet stilisti i modës Marc Jacobs

Marc Jacobs është martuar me të fejuarin e tij, Charly Defrancesco.

Stilisti 55-vjeçar i modës u martua me të dashurin e tij prej shumë kohësh, të cilin ai e quan Char, në një ceremoni intime në New York të shtunën.

Çifti, i cili u martua vetëm një ditë pas ditëlindjes së Defrancesco, u argëtuan tërë natën në ndejë në praninë e yjeve në restorantin glamuroz në qendër të qytetit, “Grill Room”.

Kate Moss, Naomi Campbell, Gigi dhe Bella Hadid, Emily Ratajkowski, redaktorja e modës Katie Grand dhe këngëtarja Rita Ora ishin në mesin e të ftuarve. Stilistja e famshme Rachel Zoe ishte gjithashtu aty, dhe më vonë i postoi videot nga ndeja, e cila e përmbante një performancë të stilit kabare nga një grup valltarësh, shkruan KOHA Ditore.

Jacobs dhe Defrancesco mbanin karfica pinguinësh oniks dhe diamantesh në ditën e tyre të madhe, një dhuratë kjo nga drejtori i dizajnit Prada dhe Miu Miu, Fabio Zambernardi.

Artikuj të ngjashëm