Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Martohet Gwyneth Paltrow

Aktorja Gwyneth Paltrow dhe skenaristi televiziv Brad Falchuk kanë qenë në lidhje që nga viti 2014.

Çifti u takua gjatë xhirimeve të serisë filmike Glee, raporton Daily Mail.

Gwyneth dhe Brad u martuan në Hamptons në Long Island në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në mesin e të ftuarve ishin shumë emra të famshëm, transmeton KosovaPress.

Çifti zgjodhi një martesë sekrete dhe një ceremoni intime.

Gwyneth ka postuar një foto ku çifti tregon unazat e shkëmbyera, duke konfirmuar në këtë mënyrë lajmin për martesën e saj.

Image