Showbiz

Martohen aktorët Ewan McGregor dhe Mary Elizabeth Winstead

Ylli i kinematografisë, Ewan McGregor është martuar me të dashurën e tij aktore, Mary Elizabeth Winstead.

Çifti i cili e ka një djalë dhjetë muajsh së bashku, besohet se është kurorëzuar gjatë fundjavës me një ceremoni private, ku të pranishëm ishin vetëm një numër i vogël i miqve dhe familjarëve.

“Ishte një dasmë e vogël për familjen dhe miqtë e afërt të çiftit. Ceremonia u zhvillua në ambient të hapur. Ishte një ngjarje e bukur dhe argëtuese. Ata janë një çift shumë i këndshëm që e ruan shumë privatësinë”, deklaroi një burim për revistën “People”.

Aktori 51-vjeçar, i cili i ka edhe katër fëmijët, Clara, Jamyan, Esther dhe Anouk, me ish-bashkëshorten Eve Mavrakis, është në lidhje dashurie me yllin e filmit “Birds of Prey” nga viti 2017, kur edhe u takuan në sheshin e xhirimeve të seriali “Fargo”.

McGregor bëri kërkesë për shkurorëzim nga bashkëshortja në vitin 2018, kurse ndarja e tyre u finalizua në qershor të 2020-s.

Ndërsa, aktorja 37-vjeçare Mary Elizabeth Winstead ishte e martuar me regjisorin amerikan, Riley Stearns, për shtatë vjet.

Ewan McGregor është pjesë e kastës së aktorëve të filmit të ardhshëm të regjisorit Guillermo del Toro, “Pinocchio”. Ai i bashkohet yjeve tjerë të ekranit si, Tilda Swinton dhe David Bradley, në realizimin e filmit të animuar nga platforma Netflix, i cili planifikohet të lansohet për publikun e gjerë në dhjetor të këtij viti.