Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Martin Freeman si agjent i Mossadit

Bazuar në bestsellerin “The English Teacher”, të ish-agjentit izraelit të Shërbimit Informativ, Yiftach Reicher Atir, trileri i spiunëve “The Operative”, në të cilin luajnë Martin Freeman dhe Diane Kruger, është prezantuar me fragmentin zyrtar.

Freeman e luan drejtuesin e agjentëve të Mossadit, Thomas, të cilin nga Gjermania e thërrasin në Izrael pasi që ish-operativja e tij Rachel (Kruger) zhduket në Londër gjatë shkuarjes për funeralin e të atit.

Misioni i saj, para se të zhdukej, ishte që të punonte kundër programit nuklear iranian, dhe autoritetet tani druajnë që do të mund të shndërrohet në kërcënim, shkruan KOHA Ditore. Thomas do të duhej të përcillte se nga ka lëvizur dhe të provojë ta mbrojë.

Skenaristi/regjisori Yuval Adler po ashtu e ka bërë edhe skenarin për këtë adaptim, ndërsa filmi është xhiruar vitin e kaluar në Izral dhe Bullgari.

Filmi ishte prezantuar më herët në festivalin ndërkombëtar të filmit në Berlin, ndërsa për pjesën tjetër të botë do të duhej të prezantohet kah fundi i këtij muaji.