Bendi i famshëm amerikan i zhanrit pop rock, Maroon 5, e ka publikuar video-klipin për singlin e ri "Memories".
Në klip shfaqet vetëm frontmeni i bendit Adam Levine, ndërsa balada melankolike i kushtohet menaxherit të ndjerë Jordan Feldstein, i cili ishte vëllai i madh i aktorëve Jonah Hill dhe Beanie Feldstein, shkruan KOHA Ditore.
Jordan ndërroi jetë në dhjetor të vitit 2017 në moshën 40 vjeçare, nga tromboza në gjak.
Video klipi fillon me fytyrën e Levine derisa ai e këndon tekstin: "Kjo është për ata që i kemi, dolli për dëshirën të jesh këtu, por nuk je, sepse pijet i sjellin kujtimet e gjithçkaje që e kemi kaluar".

Në një pjesë të këngës, Adam thotë: "Do t'i mbaj këta pishtarë për ty dhe nuk do t'i lëshoj kurrë".
Në fund të videos, shfaqet dedikimi "Për Jordin".
-
Maroon 5 po rikthehet me album dhe turne
-
Ed Sheeran e shpërfaq dhimbjen dhe pikëllimin në këngën e re “Eyes Closed”
-
Linkin Park të premten publikon këngë që përfshin vokalin e Chester Bennington
-
“Maroon 5” i paralajmëron 16 koncerte në Las Vegas
-
Blake Shelton thotë se Adam Levine ia ka borxh një performancë në dasmën e tij