Muzikanti kontrovers amerikan Marilyn Manson i është bashkuar ekipit të serisë "The New Pope", i cili është vazhdimi i mini-serisë së popullarizuar me produksion të HBO, “The Young Pope”, shkruan Variety.
Nuk dihet akoma se kë do ta luajë Manson, por sipas asaj që është zbuluar deri më tani, karakteri i tij nuk duket të jetë larg nga paraqitjet e tij të zakonshme publike.
Në fotot zyrtare, të cilat në janar i kishte publikuar HBO shihen edhe Malkovich dhe Jude Law, i cili në “The Young Pope” e luajti kreun e Kishës Katolike, që të dy të veshur në rrobat e Papës.
Më herët u zbulua se Sharon Stone do t'u bashkohet atyre, përcjell KOHA Ditore.
Xhirimi i serialit me regji të Paolo Sorrentino ka përfunduar, ndërsa data e shfaqjes po pritet ende.
-
Jude Law si Papa i vjetër dhe John Malkovich si Papa i ri në serialin "The New Pope"
-
Fragmenti i serisë “The New Pope”, thjesht i parezistueshëm
-
Manson ankohet për pasojat pas akuzave për abuzim seksual
-
Detektivët kontrollojnë shtëpinë e muzikantit Marilyn Manson
-
Urdhërarrest për këngëtarin Marilyn Manson