Showbiz

Mariah Carey shfaqet me binjakët e saj në videoklipin e këngës së re

Mariah Carey i ka bërë binjakët e saj pjesë të projektit të fundit. Këngëtarja e famshme amerikane ka realizuar këngën e saj më të re të titulluar “Fall in Love at Christmas” të premten.

Në videoklipin e këngës shfaqet dy fëmijët e saj, binjakët 10 vjeç, Moroccan dhe Monroe.

Klipi i këngës nis e paraqitjen e Careyt, Khalidit dhe Kirk Franklinit, duke kënduar në një dhomë festive, ndërkohë që fëmijët e këngëtares shfaqen nga fundi.

Binjakët të cilët këngëtarja i ka me ish-të dashurin e saj Nick Cannon, e përqafojnë nënën e tyre në fund të klipit.

Carey është e njohur për dashurinë e saj për Krishtlindjet, për shkak se ajo ka shkruar dhe ka kënduar këngën ikonike festive “All I Want for Christimas Is You”.

Image
Mariah Carey me binjakët e saj