Mariah Carey do të nderohet me çmimin “Icon” në “Billboard Music Awards 2019”.
Superylli është njëra ndër artistet më të shitura të të gjitha kohërave, pasi i ka fituar 14 “Billboard Music Awards”, 10 “American Music Awards” dhe pesë “Grammy Awards”.
Tani Carey do të nderohet për arritjet e saj në “Billboard Music Awards” në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas, më 1 maj.
"Përkufizimi i vërtetë i një ikone, Carey ka thyer rekorde prejse debutoi në skenën muzikore në vitin 1990 me albumin e vetëtitulluar", tha një zëdhënës. "Gjatë tri dekadave të ardhshme ajo vazhdoi t’i pushtonte toplistat, duke krijuar himne dhe momente kyç të historisë së pop kulturës përgjatë këtij udhëtimi."
Carey do të dalë në skenë gjatë ngjarjes treorëshe për ta pranuar çmimin Icon dhe për ta performuar një miks të hiteve të saj më të mëdha.
Këngëtarja e këngës “Hero” herën e fundit në “Billboard Music Awards” ka performuar në vitin 2015, dhe përgjatë viteve i ka lansuar gjashtë albume në pozitën e parë në “Billboard 200”. Në dhjetor, albumi i saj i pesëmbëdhjetë “Caution” u bë albumi i saj i tetë në pozitën e parë në top listat R&B/Hip-Hop.
Edhe
Mariah Carey nuk e quan veten “legjendë”
Carey do t’i bashkohet disa fituesve të mëparshëm të çmimit “Icon”, ndërsa yjet e tjera që e fituan çmimin prestigjioz përfshijnë Janet Jackson, Cher, Neil Diamond, Celine Dion, Jennifer Lopez, Prince dhe Stevie Wonder, shkruan KOHA Ditore.
“Billboard Music Awards 2019” do të drejtohet nga Kelly Clarkson, ndërsa u njoftua më parë se Lauren Daigle, Khalid, Panic! at the Disco, Sam Smith dhe Normani do të jenë mes performuesve.