Showbiz

Jackson në skenën e “MTV AMA”, nderohet me çmim e performon për herë të parë pas 7 vjetësh

Janet Jackson

Artistja, Janet Jackson do të marrë çmimin prestigjioz “Ikonë” në ceremoninë e sivjetme të “American Music Awards”, që do të mbahet më 26 maj në Las Vegas.

Përveç se do të nderohet për ndikimin e saj kulturor dhe global, 58-vjeçarja do të ngjitet edhe në skenë për të performuar, për herë të parë që nga viti 2018.

“Faleminderit shumë, AMAs!! Është një nder. Mezi presim të rikthehemi në skenën tuaj. Shihemi në Vegas!”, ka shkruar Jackson në Instagram, ka raportuar FamaleFirst.

Këngëtarja e famshme e hitit "Rhythm Nation" u bashkohet emrave të mëdhenj që kanë marrë këtë çmim më parë, si Rihanna dhe Lionel Richie.

Ceremonia këtë vit do të prezantohet nga artistja, Jennifer Lopez, ndërsa reperi Kendrick Lamar kryeson me plot 10 nominime.

Albumi i tij i vitit 2024, “GNX”, është në garë për çmimin “Albumi i Vitit”, ndërsa kënga që i dedikohet rivalit të tij, reperit Drake, “Not Like U”, garon për çmimin “Kënga e Vitit.

Lamar është gjithashtu i nominuar për kategorinë “Artisti i Vitit”, përballë emrave si Chappell Roan, Ariana Grande, Billie Eilish, Post Malone, Sabrina Carpenter dhe Taylor Swift.

Ndërkohë, Janet Jackson ka zgjatur qëndrimin e saj në Las Vegas me koncerte shtesë gjatë  muajit maj. Fillimisht, ajo kishte nisur serinë e koncerteve më 30 dhjetor 2024, dhe ishte planifikuar të përfundonte më 15 shkurt 2025.