Showbiz

Mariah Carey dhe Brenda Lee hyjnë në historinë e top-listave amerikane me favoritet e Krishtlindjeve

Top-lista amerikane për singlet e Krishtlindjeve sivjet shënon rekord të ri me Mariah Carey dhe Brenda Lee, që kanë arritur për herë të parë dy vendet e para.

“All I Want for Christmas Is You” nga Carey e ka thyer rekordin javor të streamingut për një këngë festive duke e zënë vendin e parë për të dytën javë në Billboard Hot 100, ndërsa kënga klasike e Lee është ngritur në vendin e dytë, shkruan KOHA Ditore.

Image

Këngët përbëjnë gjysmën e favoriteve të Krishtlindjeve në top 10 e re, ndërsa A Holly Jolly Christmas nga Burl Ives dhe Jingle Bell Rock nga Bobby Helms gjithashtu janë përfshirë në listë.

Circles nga Post Malone është në vendin e tretë në top listën e Krishtlindjes, ndërsa Roxanne nga Arizona Zervas dhe Futsal Shuffle 2020 nga Lil Uzi Vert e përmbyllin top pesëshen.