Modelja dhe aktorja botërore Cara Delevingne (26) dëshiron të shkojë në ushtri për t’i zbuluar dhe testuar kufijtë e saj. Ajo do të donte ta shfrytëzonte sfidën e stërvitjeve ushtarake dhe mendon se kjo do t'i ndihmonte ta gjente veten.
“Kjo është e çuditshme, por nganjëherë mendoj se do të ishte ide e mirë të shkoj në shkollën ushtarake që të m’i japë disa kufij. Përndryshe, unë jam aktive dhe më pëlqejnë sfidat”, tha Delevingne.
Modelja do të donte të lihej në një ishull të shkretë në fund të botës, sepse është e bindur se do të mbijetonte. Edhe pse nuk është regjistruar ende në ushtri, ajo po i ndjek kurset e jogës dhe meditimit çdo vit, raporton Female First.
“Nuk do të mund ta bëja atë që e bëj pa u kujdesur për veten time. Unë shkoj një herë në vit në kurs të jogës dhe meditimit, në vjeshtë ose në dimër, pasi që i përfundoj obligimet e mia të punës, sepse kjo më mundëson të lidhem me veten”, thotë Delevingne.
Si adoleshente ajo ka luftuar me depresionin, për çfarë ka folur edhe pas filmit “Life of year”, ku e luajti femrën e prekur nga kanceri. Roli i pacientes së sëmurë e ktheu atë në depresion me të cilin ka luftuar si adoleshente. Nëna e saj ishte narkomane, dhe kjo e la një shenjë të madhe në fëmijërinë e saj, shkruan KOHA Ditore.
Carës së fundmi po i shkon mirë në planin e biznesit, duke u bërë një nga modelet më të shtrenjta dhe duke e pushtuar Hollywoodin.
Ajo si duket ka fat edhe në dashuri. Së fundi po flitet se është në lidhje me aktoren Ashley Benson (29 vjeç), e cila luan në serinë “Big Little Lies”. Vajzat nuk e konfirmuan lidhjen, por nuk po përpiqen të mohojnë asgjë. Shpesh shihen se si mbahen për duar edhe në publik, ndërkohë që i festojnë edhe festat dhe ditëlindjet së bashku. Rrjetet sociale janë të vërshuara nga komentet e fansave. Disa i kritikojnë dhe disa i mbështesin.