Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Cara Delevingne po i kushton kohë shërimit

Modelja dhe aktorja e njohur, Cara Delevingne, po i kushton kohë procesit të shërimit pasi dëshiron ta shijojë kapitullin tjetër të jetës së saj, tani që i ka mbushur të 30-at.

Ylli 30-vjeçar ka filluar të reflektojë mbi jetën tani që është në moshë më të pjekur, dhe duke qenë se ka kaluar aq shumë kohë dhe energji duke e kërkuar miratimin dhe dashurinë e njerëzve të tjerë, ajo po shikon përpara me një pikëpamje të re.

Duke folur për emisionin “Entertainment Tonight”, ajo pranoi se e gjeti veten duke pyetur: “Pse? Kjo nuk ka rëndësi dhe nuk do më bënë ta dua veten më shumë. Thjesht nuk ka kurrfarë kuptimi”.

Duke mësuar nga përvoja e jetës dhe pjekuria në të 30-at, ajo tani është duke e marrë kohën shtruar për ta marrë veten nga sfidat e fundit nëpër të cilat ka kaluar, dhe kërkon të fokusohet në atë që dëshiron ta bëjë tutje.

Aktorja vuri në dukje se shumë gjëra u qartësuan me t’i mbushur 30-vjet në gusht të vitit të kaluar, dhe prioritetet e saj u zhvendosën gjersa ajo ka arritur të jetë më e butë dhe më e sjellshme me veten.

“Mendoj se pasi i mbusha 30 vjet, shumë gjëra ndryshuan. Mendoj se të 20-at e mija ishin të shkëlqyera, por kisha shumë gjëra të ndryshme në të cilat doja të fokusohesha. Mendoj se ishte një pjesë e imja që ndihej ende e pasigurt në vitet e mia të adoleshencës dhe kisha vazhdimisht dyshime. Por kjo është një gjë e vërtetë për gratë që sapo kanë mbushur 30 vjet. Mua thjesht nuk më intereson më. Jam shumë e butë me veten dhe mendoj se shumë gjëra kanë ndryshuar këtë vit, kjo është e sigurt”, shpjegoi ajo.

Edhe Modelja Cara Delavingne me plane të reja për karrierë Showbiz 2 v. më parë Modelja Cara Delavingne me plane të reja për karrierë

Aktualisht, modelja e shndërruar në aktore është duke e promovuar dokumentarin e ri të realizuar nga platforma Hulu, “Planet Sex with Cara Delevingne”. Projekti disa episodesh e shfaq atë teksa eksploron tema dhe diskutime rreth seksit, gjinisë, lidhjeve dhe seksualitetit.

Dokumentari fillon transmetimin të martën më 14 shkurt.