Aktorja e njohur amerikane, Mandy Moore, është bërë nënë për herë të parë.
Ylli i serialit “This Is Us” e ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për ta konfirmuar lajmin e ardhjes në jetë të foshnjës, me bashkëshortin Taylor Goldsmith.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFëmija është djalë dhe çifti e ka pagëzuar atë, August Harrison.
Duke e ndarë një fotografi të foshnjës së porsalindur, Moore ka shkruar: “Gus është këtu… djali ynë i ëmbël August Harrison Goldsmith. Ai ishte shumë i përpiktë dhe lindi saktësisht në kohën që po e prisnim, çka edhe i gëzoi shumë prindërit e tij. Ne ishim të gatshëm të binim në dashuri në të gjitha mënyrat e reja, por ajo çfarë po ndiejmë për të është e paimagjinueshme”.
Së fundmi, aktorja kishte treguar se ishte plotësisht e gatshme t’i nënshtrohej operacionit për të mbetur shtatzënë, kjo pasi pak para se të mbetej shtatzënë ishte diagnostikuar me endometriozë, një çrregullim i dhimbshëm mjekësor ku indet të cilat normalisht ndodhen brenda mitrës, rriten jashtë saj.
Mandy Moore gjithashtu e kishte pranuar se po ndihej me fat që ishte shtatzënë gjatë pandemisë së koronavirusit, sepse vuante nga mundimet e bezdisshme të mëngjesit dhe për shkak se gjendej në shtëpi, dhe nuk detyrohej të dal në punë, kishte arritur t’i menaxhojë me lehtësi efektet anësore të shtatzënisë.