Madonna ka thënë se i ka mbetur peng që nuk ka realizuar një bashkëpunim me artistin, Kendrick Lamar.
Duke folur në “Jimmy Fallon on The Tonight Show”, Madonna është shprehur se deri tani ka bashkëpunime me artistët e mëdhenj si: Justin Timberlake, Britney Spears, Nicki Minaj dhe Maluma, mirëpo ka thënë se do të dëshironte shumë një bashkëpunim me Lamarin.
“Dua të them se ka një artist që e adhuroj më shumë se çdo gjë në jetë dhe do të doja të bashkëpunoja me të dhe ky është Kendrick Lamar. Kënga e tij më e re është histori... mahnitëse, e shkëlqyer”, ka thënë Madonna duke aluduar në këngën “Mr. Morale & The Big Steppers” nga albumi më i ri i Lamar.
Duke u zhytur në historinë e hiteve të saj, Madonna kujtoi ditët e saj të hershme në klubin legjendar të natës “Danceteria” të New Yorkut në fillim të viteve 1980, kur iu desh t'i "premtonte gjithçka" DJ-it të klubit për ta bindur atë të luante këngën e saj "Everybody .
”Kur ai e bëri, të gjithë u ngritën dhe filluan të kërcejnë me të dhe kjo më mori mendjen", ka thënë Madonna në intervistën për Jimmy Fallon.