Këngëtarja e njohur, Madonna, nuk po heq dorë nga përpjekjet për të realizuar filmin biografik për jetën e saj, edhe pse projekti ka hasur në shumë pengesa gjatë viteve.
Artistja legjendare kishte njoftuar që në vitin 2020 se do të ishte vetë regjisore dhe bashkëskenariste e filmit. Sipas burimeve të afërta, ajo vazhdon të jetë e vendosur ta sjellë historinë e saj në ekran, pavarësisht vështirësive.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo nuk pranon ‘jo’ si përgjigje. Kjo është historia e saj, dhe ajo do ta tregojë në mënyrën e saj”, ka thënë një burim për Radar Online, ka raportuar FemaleFirst.
Në këtë projekt, aktorja Julia Garner pritet të luajë rolin e Madonnës. Projekti, i cili ishte pezulluar në vitin 2023, thuhet se është rikthyer në heshtje dhe mund të realizohet si një mini-serial, në vend të një filmi të vetëm.
“Madonna e kuptoi që historia e saj është shumë e madhe për t’u treguar në dy orë. Ajo dëshiron gjithçka, sfidat, ambicien, kaosin”, ka thënë burimi.
Artistja 67-vjeçare nuk është e gatshme të bëjë kompromis me vizionin e saj artistik.
“Madonna nuk bën gjëra të vogla. Kurrë”, ka thënë tutje burimi.
Këngëtarja e hitit “Like a Prayer” kishte lënë të kuptohej edhe më herët se po mendonte ta kthente projektin në serial televiziv.
“Pas disa ditësh në Los Anxhelos, duke dëgjuar producentë dhe agjentë që më shpjegonin pse nuk mund ta bëja filmin tim, (kam punuar për të prej 4 vjetësh!!!), ‘zvogëloje, bëje më të thjeshtë, mendo më pak’, kështu më thanë, kuptova që gjithçka në jetën time do të sfidohet”, pati shkruar ikona e popit në Instagram në një postim në vitin 2024.
Ajo, përmes të njëjtit postim pati thënë se nuk ka rrugë të lehta për të.
“Ndoshta duhet të jem mirënjohëse... Kjo më detyron të mendoj ndryshe. Unë nuk kam pasur një jetë normale. Nuk mund ta bëj këtë në mënyrë normale… Koha me miqtë e mi kreativë ishte energjia që më duhej për të vazhduar! Të gjithë ramë dakord që duhet të jemi edhe më të guximshëm!!! Arti - mbijetesë. Nuk mund ta zvogëlojmë veten”, ka shkruar tutje këngëtarja.
Ylli ka shtuar se nëse dëshiron diçka që të jetë mjaftueshëm e mirë për ty në jetë, i gjithë universi do të bashkëpunojë që ta arrish.
“A duhet ta bëj historinë e jetës sime serial apo film? Mendoni mirë para se të përgjigjeni!!”, pati thënë ajo.
Madonna ka folur edhe më herët për vështirësitë në përmbledhjen e skenarit në një intervistë për Variety në vitin 2022.
“Kam një skenar shumë të gjatë dhe është shumë e vështirë për mua ta shkurtoj. Kam punuar vazhdimisht mbi të, por është sikur po pres pjesë nga vetja ime”, pati thënë ylli.