Madonna kishte një ditë ndryshe prej të tjerëve në “Ditën e babait”.
Ajo është uruar nga fëmijët e saj por jo me fjalën urime Ditën e babait por të nënës, megjithatë ajo ka thënë se luan rolin e të dyve, shkruan People, transmeton Koha.net.
“Urime ditën e Nënës dhe Babait” për mua... Kjo është e vërteta. Unë jam babai dhe nëna për fëmijët e mi, nuk më intereson çfarë thonë mediat”, ka shkruar ajo.
Madonna, 58 vjeçare, është nënë e dy binjakëve Stella dhe Esther 4 vjeç, Mercy James 11 vjeç, David Banda 11 vjeç, Rocco 16 vjeç dhe Lourders 20 vjeç.