Mbretëresha e popit, Madonna dhe ylli latin, Maluma, janë bërë pjesë e revistës “Rolling Stone”.
Dyshja njohur që shquhet edhe për bashkëpunimin e tyre të suksesshëm muzikor, e hijeshuan me shumë stil botimin special me titull “Musicians on Musicians”. Ky numër i revistës i dedikohet në veçanti modës.
Me këtë rast, këngëtarët e kanë realizuar një fotosesion unik dhe modern me veshje të markave të njohura botërore, si Givenchy, Miu Miu, Amiri, Dior dhe Louis Vuitton, si dhe e kanë realizuar një intervistë të përbashkët dhe intime.
“Ti e ke ndryshuar vizionin tim për muzikën në shumë mënyra. Unë jam një artist i ri dhe ende po mësoj shumë gjëra në këtë industri dhe në karrierën time, por ishte tejet e rëndësishme për mua të kisha më shumë besim tek vetja”, i ka thënë Maluma yllit të muzikës pop, gjatë intervistës e cila si e plotë është publikuar në faqen online të revistës “RollingStone.com”.
“Sigurisht se karriera jote të zhvillohet në drejtime të ndryshme, dhe ndër vite ti do të përballesh me ngritje dhe rënie në karrierën tënde. Më vjen keq ta them këtë, por kështu e ka jeta. Por, ky nuk do të jetë fundi sepse çdo gjë që na ndodhë shërben si mësim për ne. Është e kotë të mendojmë se këto ndodhi të jetës janë diçka e keqe. Janë thjeshtë përvoja nëpër të cilat duhet të kalojmë dhe nga të cilat mësojmë shumë”, ka thënë Madonna gjatë intervistës me ç’rast edhe i dha këshilla të rëndësishme mikut dhe kolegut të saj, Maluma.
Kur bëhet fjalë për stilin e saj të modës, Madonna shquhet si person që i shfrytëzon rrobat për të bërë deklarata. Stili i këngëtares karakterizohet nga modelet që janë në trend dhe veshje më të rrezikshme, të krijuara nga markat kryesore të modës, si Gucci, Jean-Paul Gaultier dhe Burberry. Përtej stilit të saj në tapetin e kuq, Madonna ka shërbyer gjithashtu si modele e reklamave të markave, Dolce & Gabbana, Versace dhe Louis Vuitton.
Në vitin 2010, ylli i hitit “Crazy for You” e krijoi një linjë veshjesh për të rinj të quajtur, “Material Girl”, bashkë me vajzën e saj Lourdes Leon. Pjesë e modeleve që i promovuan këto veshje ishte edhe këngëtarja me prejardhje kosovare dhe famë botërore, Rita Ora.
Maluma, po ashtu ka repertorin e tij mbresëlënës të modës pasi bashkëpunoi me markën Balmain, në krijimin e një koleksioni në fillim të këtij viti.
{gallery}